Gjosha: Tre kandidate të LSI-së për kryetare bashkish

11/04/2015 00:00

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha bëri me dije nga selia e LSI-së se
kjo forcë politike ka përzgjedhur tre zonja për të qenë kandidate për
kryetare bashkish në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Kështu, për bashkinë e Prrenjasit është propozuar si kandidate, Miranda Rira, për bashkinë e Pogradecit, Diana Mile dhe në Gjirokastër, Zamira Rami.

Tre bashkitë e mësipërme aktualisht janë nën drejtimin e Partisë Socialiste.

Top Channel