Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ripërsëritur sot shqetësimin për vonesat në ngritjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Zëdhënësja e KQZ-së apeloi ndaj njësive të qeverisjes vendore për të dërguar pranë këtij institucioni propozimet e tyre për krijimin e KZAZ-ve. Duke rikujtuar afatin e fundit për konstituimin e KZAZ-ve që është 14 prilli, zëdhënësja tha se, deri tani vetëm 41 bashki kanë sjellë propozimet e tyre, ndërsa ende nuk ka seli të përcaktuara për 37 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Disa ditë më parë, edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehu shqetësimin për vonesat e theksuara për konstituimin e KZAZ-ve, që sipas tij, “janë dhe një mundësi potenciale për cenimin e garancive të zgjedhësve për një proces të drejtë e të rregullt zgjedhor”.
Top Channel