“Drejtues për një ditë”, programi kushtuar të rinjve

03/04/2015 00:00

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj mori pjesë në edicionin e tretë të “Drejtues për një ditë”, një program për të rinjtë i organizuar nga “Junior Achievement”, i cili ka përfshirë 40-45 maturantë të shkëlqyer nga shkolla të mesme të vendit, të cilët për një ditë kanë shoqëruar drejtues të mbi 40 bizneseve të ndryshme gjatë një dite të caktuar pune.

Ky program ka përfshirë 40-45 maturantë të shkëlqyer nga shkolla të mesme
të vendit, të cilët për një ditë kanë shoqëruar drejtues të mbi 40
bizneseve të ndryshme gjatë një dite të caktuar pune.

“Në një sondazh që bëmë para një viti, i pyetëm të rinjtë për gjëra të ndryshme, sepse donim të kuptonim sesi programi i Qeverisë mund t’i ndihmonte ata. Por, përpara se ne të fillonim të investonim, donim të kuptonim se çfarë ndienin të rinjtë. Rezultati nuk ishte inkurajues, por në thelb ishte një mënyrë, sesi ne mund të bëjmë më shumë. Vetëm 1 në 10 veta donte të krijonte biznesin e vet, të gjithë të tjerët donin të punonin mundësisht për Qeverinë dhe, në mos për Qeverinë për dikë tjetër. Ndaj gjykoj se, ajo që bën ‘Junior Achievement’ është në fakt, thelbi i asaj që nevojitet sot në Shqipëri”, u shpreh ministri Veliaj.

Dita me drejtuesin është tejet dobiprurëse në disa fronte: nxënësit njihen nga afër me një mjedis pune, me një industri specifike dhe veprimtarinë e saj, si dhe njihen me rolin e funksionet e drejtuesit, me të gjitha sfidat dhe prioritetet, që mbart ky rol.

Top Channel