Nëse mendoni se të gjithë meshkujt janë njëlloj është rasti ideal për të vërtetuar të kundërtën.

Pushimet janë kurdoherë të bukura e aq më tepër nëse bëhet fjalë për vende të tilla si Porto Riko. Mirëpo, mesa duket, nuk kanë qenë të tilla për 33-vjeçarin Kevin Blandford, nga Louisville, Kentucky.

Ai ka publikuar në internet disa foto nga pushimet e tij, ku shfaqet tejet i mërzitur dhe pse mes të mirave të Porto Rikos. Fotot ishin në ambiente të tilla, si duke bërë zhytje në det, duke luajtur në kazino dhe e përbashkëta e të gjithave ishte fytyra e mërzitur e 33-vjeçarit, që nuk të linte aspak shijen e një personi me pushime.

E gjitha kjo e kishte një shpjegim: Kevin Blandford i mungonte  bashkëshortja! Ajo nuk kishte mundur ta shoqëronte në këtë udhëtim, që Kevin kishte fituar nga puna e tij, pasi i duhej të kujdesej për vajzën e tyre 6 muajshe.

Këto foto shumë shpejt tërhoqën vëmendjen e shumë përdoruesve në internet, për vetë veçantinë e tyre. Po ashtu dhe të bashkëshortes së Kevin, Bonnie, e cila nuk ka mbajtur dot të qeshurën kur ka parë bashkëshortin e saj në të tilla foto.

Ideja e të gjithave fotove kishte lindur shumë natyrshëm, teksa një shokë e kishte fotografuar Kevin dhe ai dukej shumë i mërzitur në foto. Kaq duhej që një ide mjaft interesante të lindte dhe të linte mbresa te të gjithë shikuesit.

E pra Kevin e bëri të gjithën këtë për shaka, por jo se vërtetë nuk ia kishte kaluar mirë nga pushimet. Lind pyetja, a ekziston bashkëshorti ideal?

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA