Qendër për autikët në Lushnjë

02/04/2015 00:00

Eshte ngritur në Lushnjë, Qendra e Ndërgjegjësimit për Fëmijët Autikë.
Duke shfrytëzuar këtë takim, ku ishte i pranishëm, ministri i
Shëndetësisë Ilir Beqaj bëri me dije se vitin e ardhshëm, Qeveria
shqiptare do të financojë shërbimet shëndetësore të femijëve autikë,
duke fuqizuar kapacitetet mjeksore, si edhe te vendose ne arsimin e
detyrueshem mesues te specializuar.

Qeveria do te rrise kapacitetet per sherbimet sociale, per t’i garantuar nje jete me te mire femijeve autikë.

“Ne kemi gati një plan pune dhe besoj, se të paktën vitin tjetër, ne do të kemi marrë përsipër, si kujdes shëndetësor, të financojmë një pjesë të shërbimit të specializuar që nevojitet për raste të tilla. Kjo është një çështje që do edhe një bashkëpunim më të gjerë ndërsektorial. Shpreh angazhimin e Qeverisë, që qoftë në arsimin e detyrueshëm do të ketë më shumë prezencë të njerëzve të specializuar që do të merren me këto raste të veçanta, por edhe Ministria e Çështjeve Sociale dhe Mirëqënies, me Shërbimin Social do të fuqizojë kapacitetet për t’u marrë me këto raste”, tha Beqaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti Petrit Vasili theksoi se Shqiperia sot njeh dhe zbaton praktikat me te avancuara te kesaj semundjeje qe perdoren edhe ne mbare boten.

Ndersa, decentralizimi i sherbimeve, duke shkuar prane zonave ku ka autikë, eshte sherbimi me i mire qe ofron Qeveria shqiptare. Ngritja e Qendres se Autizmit ne Lushnje do t’i sherbeje edhe prindërve, për t’i qëndruar pranë dhe për t’i mësuar si të kujdesen per femijet e tyre.

Top Channel