Një 40-vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur për gjatë aksit Korçë-Ersekë, teksa 40-vjeçari Ilia Stermolli ishte duke lëvizur me automjetin e tij me karroceri.
Sipas të dhënave 40-vjeçari ka dalë nga rruga duke përfunduar në një prej kanaleve anësore, ndërkohë që ka mbetur i plagosur.
Kanë qenë udhëtarë të rastit ata të cilët kanë sinjalizuar policinë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe banorë të zonës.
Sipas të dhënave 40-vjeçari nga Lubonja ishte duke transportuar ushqim për bagëtinë kur është aksidentuar. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka nisur veprimet e para, ku paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet ndriçimi i pakët në rrugë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Stermolli është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës prej ku është nisur menjëherë drejt kryeqytetit për ndihmë të specializuar mjekësore.
Top Channel