Italia dhe Anglia barazojnë në miqësore, Holanda mposht Spanjën

01/04/2015 00:00

Dy miqësore luksi u zhvilluan mbrëmjen e së martës, ku Italia priti në “Juventus Stadium”  kombëtaren e Anglisë, ndërsa Holanda u ndesh me Spanjën.

Itali-Angli përfundoi në paqe në Torino, me Andros Towsend që ishte protagonisti i mbrëmjes me një gol fantastik.

Në minutën e 29-të, pas një krosimi të mbrojtësit Chiellini, sulmuesi italian që aktivizohet në Angli te Southampton,  Graziano Pelle arriti ta dërgonte me kokë topin në rrjetë.

Me fillimin e pjesës së dytë loja e Anglisë ndryshoi dhe sulmet e kombëtares së ‘3 luanëve’ u shpërblyen nga një gol tipik anglez, me goditje të fuqishme jashtë zone të Towsend, që vendosi baraspeshën. Në minutat e mbetura, Anglia iu afrua dhe golit të dytë por ishte Buffon që ruajti barazimin.

Ndërkohë në ndeshjet tjetër miqësore, Holanda arriti të mposhtë Spanjën që në 45 minutat e para me rezultatin 2-0, me gola nga de Vrij dhe Klaassen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA