Ka nisur zyrtarisht nga funksioni grupi i punuës për hartimin e strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm.
Kryetari i këtij grupi, Edon Myftari, njëherësh këshilltar për sigurinë kombëtare i kryeministrit Mustafa, tha përmes telefonit se takimi i parë ishte më tepër informues për të njoftuar anëtarët e grupit për detyrat dhe hartimin e kësaj strategjie, si dhe për të treguar se qeveria e Kosovës është e angazhuar në luftimin e kësaj dukurie.
Pjesë e grupit të punuës janë ministritë, bashkësitë fetare, anëtarë të shoqërisë civile dhe mediat. Myftari bëri të ditur se në këtë drejtim kanë marrë mbështetjen e plotë të partnerëve amerikanë dhe europianë, OSBE-së dhe UNDP-së.
Sipas autoriteteve qeveritare, strategjia kundër ekstremizmit dhe radikalizmit që çon në terrorizëm do të jetë në përputhje me ligjin për parandalimin e pjesëmarrjes së kosovarëve në luftërat jashtë shtetit.
Top Channel