Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një 30-vjeçar i dënuar me 10 vite burgim në Shqipëri u deportua nga Greqia ditën e Hënë.
Shtetasi Besnik Banushi, lindur në Delvinë u arrestua nga autoritetet greke në Athinë për llogari të drejtësisë shqiptare. Emri i tij ndodhej në listën e personave të kërkuar nga Interpol Tirana.
Në vitin 2013 Gjykata e Rrethit të Sarandës ka dënuar Banushin me 10 vite burg për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”.
30-vjeçari në muajin Gusht të 2011 është njohur me minorenen me inicialet DH.N. dhe duke përfituar nga mosha e saj, edhe pse e dinte që ajo ishte vetëm 13 vjeç, nën premtimin për martesë ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas u mor në dorëzim nga përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që bënë shoqërimin e tij drejt qelisë.
Top Channel