Beograd, radikalët djegin flamujt e NATO, SHBA dhe BE

24/03/2015 00:00

Disa qindra mbështetës të Partisë Radikale Serbe, SRS, janë mbledhur këtë të martë para selisë së ish-Shtabit të Përgjithshëm të Beogradit, për të protestuar në 16-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s.

e këtë rast, ata kanë djegur flamujt e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Turma e drejtuar nga udhëheqësi i radikalëve serbë, i akuzuar nga Haga për krime lufte, Vojislav Sheshel, ka deklaruar se Serbia kurrë nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s apo Bashkimit Europian, edhe pse “regjimi tradhtar i kryeministrit Vuçiç është duke punuar për këtë”, raporton portali lajmi.net.

Top Channel