Ministrja Nikolla në “Shqip”: Nuk do të jem unë kandidate për Bashkinë e Tiranës
23/03/2015 00:00
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e ftuar në emisioni “Shqip” mohoi një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e 21 Qershorit për Bashkinë e Tiranës.
E pyetur nëse do të ishte në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, zonja Nikolla u shpreh se, derisa të realizojë detyrën e ministres së Arsimit do të vazhdojë të qëndrojë në këtë post.
“Patjetër që do të jem në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive. Do të vijoj të jem ministre e Arsimit për sa kohë realizoj detyrën”, u shpreh ministrja.
Ndërkohë, në mbledhjen e pak ditëve më parë në Asamblenë e Tiranës së Partisë Socialiste, në sugjerimin e anëtarëve për kandidatët e mundshëm ishte edhe emri i zonjës Nikolla.
Top Channel