Fier, dëmtohet sistemi i ujësjellësit; qyteti pa ujë
23/03/2015 00:00
I tërë qyteti i Fierit po vuan mungesën e furnizimit me ujë, si pasojë e një avarie në sistemin që furnizon qytetin.
Sipas autoriteteve lokale, problemet janë shkaktuar si pasojë e dëmtimit të tubacionit kryesor të sistemit, i ndodhur në lagjen “15 Tetori”.
Sipas burimeve, një grup i posaçëm po punon për riparimin e dëmit, me qëllim kthimin sa më shpejt në normalitet të situatës.
Në përfundim të punimeve do të zhvillohet edhe një hetim për të verifikuar motivet e dëmtimit, apo nëse ka qenë i qëllimshëm ose aksidental.
Top Channel