Veliaj: Reforma ka rritur të ardhurat nga sigurimet me 100 milionë dollarë

20/03/2015 00:00

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, gjatë analizës së punës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se “kostoja e buxhetit të shtetit për të subvencionuar pensionet ka qenë 450 milionë dollarë, ndërsa falë reformës ka patur një rritje të të ardhurave nga sigurimet me afro 100 milionë dollarë”.

Çka do të thotë, më pak subvencion nga shteti dhe më shumë para për shkolla, për kopshte dhe rrugë.

Veliaj tha se një sfidë për këtë vit mbetet mbledhja e kontributeve të prapambetura nga kompanitë dhe bizneset private, ndaj qeveria ka vendosur që çdo subjekt që derdh kontributet e vonuara deri më 30 prill, do të ketë një ulje të gjobës me 80%.

Ndërkaq, drejtoresha e Përgjithshme e ISSH-së, znj. Vjollca Braho, tha se koha e lidhjes së pensioneve është mesatarisht në 31 ditë nga 60 ditë që është koha maksimale ligjore për lidhjen e një pensioni.

Top Channel