Gjirokastër, jetesa mes mbeturinave

18/03/2015 00:00

Të paktën 6 mijë banorë në Gërhot, një lagje e krijuar gjatë dy dekadave të fundit prej migrimit të brendshëm dhe zhvendosjes së popullsisë rurale pranë qytetit, jetojnë mes ndotjes që ka përfshirë të gjithë territorin dhe smogut, që çlirohet prej vendgrumbullimit të mbeturinave të qytetit të Gjirokastrës.

Banorët thonë se Gërhoti është vendi më i keq për të jetuar. Ndër vite, sipas tyre, nuk pa pasur ndonjë përpjekje për të zhvendosur pikën e grumbullit të mbetjeve, ku derdhen çdo ditë të paktën 10 ton mbeturina.

Vendgrumbullimi i mbeturinave të qytetit, që vijon të përdoret prej vitesh pa leje mjedisore, nuk është duke respektuar asnjë standard të lejuar për distancën nga zonat e banuara apo izolimin e mbetjeve brenda një territori të caktuar.

Top Channel