“Njeriu është më i fortë kur di të vendosë kufij për veten”, Begaj mbledh në tryezën e iftarit gazetarët: Profesioni juaj, një formë e ‘agjërimit të fjalës’
Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar të PD-së, deklaroi të hënën se opozita nuk mund të pranojë që Parlamenti të drejtohet nga Ilir Meta: “Parlamenti nuk mund të drejtohet nga një i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Po ushtrohet pushteti për të manipuluar çështjen ‘Doshi’”.
Më tej, Paloka sqaroi se Partia Demokratike e ka problemin vetëm me kreun e Kuvendit dhe jo me deputetë të mazhorancës: “Ne nuk do të bojkotojmë, pjesëmarrja jonë është e plotë në çdo aktivitet ku Ilir Meta nuk merr pjesë si kryetar Kuvendi. Nuk kemi probleme me deputetët e LSI-së, por vetëm me Parlamentin”.
Në lidhje me kandidatët për bashkitë në zgjedhjet e 21 qershorit, Paloka u shpreh se ka ende kohë për këtë çështje: “Çdo gjë ka kohën e vet. Do të bisedojmë me aleatët në momentin e duhur”.
Top Channel