Paris, rihapet supermarketi që u sulmua nga terroristët

15/03/2015 00:00

Supermarketi që u kthye në objektivin e sulmit të terroristëve në Paris është rihapur thuajse 2 muaj pas incidentit tragjik.

Rihapja e e tij është vlerësuar se tregon një shenjë të fortë rezistence. “Ky supermarket u  rihap me guxim për të treguar se jeta është më e fortë se çdo gjë”,  deklaroi  ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.

Atentati terrorist i supermarketit , i mori jetën 4 personave dhe ndodhi një ditë pas ekzekutimeve në revistën satirike “Charlie Hebdo”.

Top Channel