Brazil, autobusi bie në humnerë, të paktën 40 viktima, 12 të plagosur

15/03/2015 00:00

Të paktën 40 persona kanë ndërruar jetë, pasi autobusi me të cilin udhëtonin rreth 50 vetë ka dalë nga rruga, ka shkatërruar argjinaturën mbrojtëse dhe është ndalur në një humnerë rreth 400 metra, në një zonë rurale në jug të Brazilit.

Lajmi ka ndodhur gjatë natës së të shtunës, siç raportojnë titujt kryesorë të mediave lokale, duke cituar burime të policisë. Nga rënia e autobusit ka pasur edhe të paktën 12 persona të tjerë të plagosur, bëri të ditur zëdhënësi i policisë ushtarake, Nelson Henrique Coelho, ndërsa numri i viktimave mund të shkojë deri në 55.

Pasagjerët ishin duke udhëtuar për të marrë pjesë në një shfaqje fetare, kur autobusi papritur humbi kontrollin, sipas mediave vendase. Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me 15 autoambulanca dhe një helikopter. Deri më tani është bërë e mundur nxjerrja e të plagosurve të konfirmuar, mes të cilëve ishin edhe 4 fëmijë.

Ndërkohë, gazeta “O’Globo” raporton për 11 të plagosur, duke cituar burime nga policia e qarkullimit rrugor. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, por raste të tilla me vdekje në Brazil thuajse janë sa dyfishi i rasteve që ndodhin në SHBA, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas shifrave të përllogaritura, plot 43869 persona kanë ndërruar jetë nga aksidentet rrugore përgjatë vitit 2010.

Top Channel