Rikonstruktohet qendra shëndetësore e Rrogozhinës

13/03/2015 00:00

Qyteti i Rrogozhinës tashmë ka një qendër shëndetësore të rikonstruktuar. Për të parë nga afër përfundimin e punimeve ka qenë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe përfaqësues të Ambasadës Turke në vendin tonë.

Qendra shëndetësore me ndarjen e re administrative do t’i shërbejë rreth 50 mijë qytetarëve të Bashkisë Rrogozhinë. Sipas ministrit Beqaj, qendrat shëndetësore do të rrisin standartet e punës së tyre, ndaj pas rikonstruksioneve të godinave do të punohet për nxitjen e programeve bazë për të rritur cilësinë e mjekëve dhe infermierëve.

Sipas ministrit, Qendra Shëndetësore Rrogozhinë do të fuqizohet me pajisje diagnostikuese, me mjete laboratorike, imazheri etj.

Gjatë vizitës, ministri është përballur edhe me qytetarë të cilët i kanë kërkuar ministrit shtimin e investimeve në këtë spital, në të cilin vihej re një mungesë e theksuar e aparaturave.

Top Channel