Utah, propozohen dënimet me skuadër pushkatimi

11/03/2015 00:00

Ligjvënësit në shtetin amerikan të Utah kanë propozuar rikthimin e skuadrave të pushkatimit për zbatimin e dënimeve me vdekje në rastet kur nuk janë të disponueshme drogat e injeksioneve vdekjeprurëse.

Aktualisht, në mbarë Amerikën ka mungesë të lëndëve të tilla dhe shtete si Teksasi po përpiqen më shumë mund t’i sigurojnë substancat në fjalë, ndërsa mjaft të tjerë janë duke marrë në konsideratë metodat alternative.

Ka pasur disa incidente kohët e fundit kur administrimi i injeksioneve nuk ka funskionuar siç duhet dhe të dënuarve i janë dashur disa orë që të ndërrojnë jetë.

Sa për propozimin e togave të pushkatimit, nuk dihet ende nëse guvernatori i Utah, Gary Herbert, do ta vendosë që ta nënshkruajë këtë nismë, duke e kthyer në ligj.

Top Channel