Pastrimi i Prespës së Vogël, së shpejti heqja e kallamishteve

09/03/2015 00:00

Liqeni i Prespës së Vogël tashmë është thuajse diçka e padukshme për syrin e njeriut. Pavarësisht se kjo perlë natyrore prej vitesh është kthyer në një fushë me kallamishte, ende brenda saj ruhen vlera të paçmueshme.

Habitatet natyrore janë strehuar mes kallamave që rriten çdo ditë e më tepër, ndërsa degradimi i saj ka bërë që specialistët të përpiqen të gjejnë zgjidhje.

Në gjithë sipërfaqen e liqenit shpendët dhe zogjtë kanë strehat e tyre, çka e bën këtë pjesë të mbushur me pasuri natyrore dhe turistike.

“Ne duam që këto kallamishte t’i vendosim në përdorim. Për këtë është bërë një studim me ekspertë ndërkombëtarë, që na kanë sugjeruar se këto kallamishte mund të përdoren si biomasë për lëndë ngrohëse për komunitetin. Po punojmë për ngritjen e një linje, që do të prekë zona të veçanta, sepse s’mund të ndërhyjmë në të gjithë liqenin”, deklaroi përgjegjësi i parkut kombëtar të Prespës, Olsi Duma.

Shkatërrimi i këtij liqeni ka ardhur nga periudha e komunizmit, ku u pa e arsyeshme që kanali i Ventrokut, rrjedhë e lumit Devoll të derdhej në liqenin e Prepës.

Top Channel