Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti të hënën në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Donald Lu.
Ministri Koka e njohu diplomatin amerikan me arritjet e deritanishme në fushën e mjedisit, duke e vënë theksin në realitetin e dikurshëm mjedisor dhe punën që është bërë për ta ndryshuar këtë realitet dhe për ta sjellë në qendër të vëmendjes.
Ministri i Mjedisit e informoi ambasadorin Lu edhe për reformën administrative, duke ndarë menaxhimin nga kontrolli që ndikon drejtpërsëdrejt në frenimin e korrupsionit.
“Në kuadër të kësaj reforme u krijuan Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe së fundmi Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, krijuar edhe si një kërkesë e Bashkimit Europian dhe donatorëve”, u shpreh Koka.
Ambasadori Lu u shpreh i impresionuar nga rezultatet e moratoriumit dhe punën e bërë gjatë një viti për të frenuar zhdukjen e faunës së egër në vendin tonë, si pasojë e gjuetisë së pakontrolluar.
Top Channel