“Avioni i ‘Malaysia Airlines’ do të gjendet”

07/03/2015 00:00

Ministria i Transportit të Malajzisë është shprehur ditën e premte se ka ende besim se avioni i shoqërisë “Malaysia-Airlines” do të gjendet në Oqeanit Indian.

Liow Tiong Lai tha se autoritetet e Malajzisë nuk kishin fshehur asnjë informacion deri tani në lidhje me fluturimin “MH370”.

Ai tha për BBC se kërkimet për avionit, i cili u zhduk gati një vit më parë me 239 njerëz në bord, do të vazhdojnë. Fluturimi “MH370” i “Malaysia Airlines”, u zhduk pasi ishte nisur nga aeroporti i Kuala Lumpurit më 8 mars, me destinacion Pekinin.

Australia po udhëheq një ekip ndërkombëtar të kërkimit në jug të Oqeanit Indian, rreth 1600 kilometra larg brigjeve perëndimore të kontinentit.

Top Channel