Një filxhan kafe në ditë bën mirë, disa, akoma më mirë. Një sërë
studimesh kanë nxjerrë në pah vitet e fundit të mirat e asaj që shumë
prej nesh e konsiderojnë si një kënaqësi të domosdoshme.
Por nje grup shkencetaresh koreano-jugore kane shkuar akoma me larg dhe pas kerkimeve te shumta kane dale ne perfundimin se kafeja ndihmon shmangien e bllokimit te arterieve.
Pohimet e tyre mbeshteten ne kontrollet e perditshme shendetesore te bera me shume se 25.000 punonjesve meshkuj dhe femra ne vendet e punes. Rezultati ishte mbreselenes: punonjesit qe konsumonin nje sasi te konsiderueshme kafeje, qe do te thote tre deri ne 5 filxhane ne dite, ishin me pak te prirur te shfaqnin shenja te parakohshme te ndonje semundjeje kardiake.
Per vleresimin e gjendjes reale te zemres se subjekteve te testimit, u perdoren skanera mjekesore. Vemendja u perqendrua sidomos tek arteriet koronare qe furnizojne zemren me gjak. Skanerat e perdorur duhet te kontrollonin per depozita te vogla kalciumi ne muret e ketyre eneve, te cilat te siguronin te dhena te hershme mbi semundjen. Tek personat personat qe pinin me shume kafe, u vune re me pak depozitime te tilla. Studimi ka rindezur debatet e vjetra mbi ndikimin qe mund te kete kafeja ne organin jetesore me te rendesishem te trupit te njeriut, pasi kerkime te meparshme e kane listuar ate si faktor risku.
Top Channel