Gjimnastja që detyroi Putin t’i nënshtrohej kirurgjisë estetike

28/02/2015 00:00

Kur një flotë truprojesh të armatosur deri në dhëmbë e me veshje antiplumb zbarkoi në një kafe në qendër të Moskës dhjetorin e kaluar, shumë u bënë kuriozë të shihnin se kush do të zbriste prej makinës që mbronin.

Kureshtja e tyre u shua shpejt kur nga makina zbriti një vajzë bukuroshe, një fytyrë e njohur për publikun rus. Gjimnastja Alina Kabayeva besohet gjërësisht si e dashura sekrete e Vladimir Putin. 31-vjeçarja, sa gjysma e moshës së Presidentit rus, në disa raporte të shërbimeve sekrete perëndimore cilësohet si Zonja e Parë “e fshehtë” e Rusisë me të cilën Putin ka të paktën një fëmijë.

Mendohet se në 2010, Putin i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike duke hequr rrudhat mbi ballë dhe nën sy dhe shkaku mund të ketë qenë pikërisht gjimnastja Kabayeva.

E ndërsa në frontin ndërkombëtar Putin është i drejtpërdrejtë kur i vendos Perëndimit dhe NATO-s vijën e kuqe që cënon interesat ruse, në jetën private shefi i Kremlinit është tejet diskret. 31-vjeçarja mbahet ‘e fshehtë’ dhe daljet e saj në publik janë të rralla.

Vetë gazetarët rusë, ata pak që nuk janë vënë nën kontrollin e Kremlinit, thonë se është më e lehtë dhe më pak e rrezikshme të raportosh për çështje mbi politikat ndërkombëtare apo çështje të tjera se sa të rrëmosh në jetën private të Putinit.

Javën e kaluar, televizioni gjerman ZDF transmetoi një dokumentar ku citoheshin disa arkiva të shërbimit sekret gjerman në të cilat thuhej se në vitet e para të martesës së tij me Lyudmilla-n, ish-bashkëshorte e tij, Putin e dhunonte atë. 

Në raporte thuhej gjithashtu se ai i trembet plakjes dhe gjithmonë bën banjo me ujë të nxehtë, më pas me ujë të ftohtë e pas këtyre i nënshtrohet një stërvitjeje të fortë fizike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel