Dortmund, bombë 250 kg e Luftës së Dytë Botërore pranë stadiumit

26/02/2015 00:00

Një gjendje alarmi maksimal ka rritur shqetësimet përreth stadiumit të Borussia Dortmund. Një bombë e pashpërthyer e periudhës së Luftës së Dytë Botërore, është zbuluar në një ndërtesë në afërsi të impiantit sportiv.

Autoritetet lokale kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë zbrazur zonën përreth “Signal Iduna Park”, ndërsa trajnerit Jurgen Klopp i është dashur të spostojë konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Schalke 04, në atë që konsiderohet si derbi i Ruhrit.

Për momentin situata është nën kontroll dhe nuk shfaqet ndonjë rrezik i veçantë, por policia e Dortmundit ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një bombë e prodhimit anglez me peshë 250 kg. Bomba, sipas raportimeve të fundit, pritet të çaktivizohet brenda ditës së sotme.

Top Channel