Përgjimet, Brukseli anulon takimin Grveski-Juncker
23/02/2015 00:00
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka anuluar takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që ishte parashikuar të mbahej të enjten në Bruksel.
Ky duhej të ishte takimi i parë i kryeministrit Gruevski me numrin një të KE-së, i cili vjen nga radhët e Partive Popullore Evropiane. Në Bruksel kanë njoftuar se takimi anulohet “për shkak të situatës në vend”.
Edhe pse informacioni për takimin Gruevski-Juncker u bë publik javën e kaluar dhe u transmetua nga shumë media, mes të cilave edhe agjencia shtetërore e lajmeve MIA, ministri i Jashtëm Nikolla Popovski të hënën deklaroi se, nuk ka dëgjuar asnjëherë për një takim të tillë.
Top Channel