Al-Shabaab kërcënon SHBA-në, Kanadanë dhe Britaninë: Sulme në qendrat tregtare

22/02/2015 00:00

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të bëjnë kujdes pas një kërcënimi për sulme terroriste.

Jeh Johnson ka bërë të ditur se kanë ardhur kërcënime serioze nga militantët e al-Shabab me qendër në Somali, të cilët janë një degëzim i al-Kaedës.  

Në një video të postuar në rrjetet sociale, militantë i bëjnë thirrje besimtarëve për të kryer sulme ndaj qendra tregtare në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin e vitit 2013 në qendrën tregtare “Westgate” në Nairobi që vrau 67 njerëz. Johnson ka thënë për CNN se kërcënimi ishte pjesë e “një faze të re” të terrorizmit, në të cilën sulmet do të vijnë gjithnjë e në rritje nga “aktorë të pavarur në vendet e tyre”.  

Në një video të shpërndarë nga grupi terrorist al-Shabaab, i lidhur me Al Kaidën, thuhet se grupi do të sulmojë qendrat tregtare dhe këto sulme do të jenë të ngjashme me atë të shtatorit 2013 në Kenia.
Qendrat tregtare kryesore në shënjestër të sulmeve do të jenë “Mall of America”, “West Edmonton” në Alberta dhe ato në Oxford Street në Londër.

Top Channel