OSHEE publikon listën e familjeve të përmbytura që do të kompensohen

21/02/2015 00:00

Familjet e përmbytura në veri të vendit gjatë viteve 2010-2011, të cilat
ende nuk janë dëmshpërblyer do të kompensohen përmes faljes së borxhit
që kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes.

Kompania që menaxhon rrjetin e shpërndarjes njoftoi se ka nisur punën për identifikimin e borxhit të familjeve dhe subjekteve të dëmtuara nga përmbytjet, të cilat duhet të përfitonin dëmshpërbilm por që nuk e kanë marrë ende atë. Sipas OSHEE, nga shifrat paraprake rezultojnë rreth 13506 subjekte të dëmtuara, që mund të përfitojnë nga falja e borxheve apo detyrimeve të papaguara të energjisë.

OSHEE ka bërë publike në faqen e saj zyrtare listën me emrat e subjekteve të dëmtuar duke u bërë thirrje që brenda datës 7 mars të paraqesin fotokopjen e Kartës së Indentitetit, librezën e dritave apo faturën e energjisë për të përfituar nga falja.

Top Channel