Ekstradohet nga Londra, i burgosuri përjetë për vrasjen e policit

21/02/2015 00:00

Hektor Voci, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje u ekstradua mëngjesin e të shtunës nga Londra në Tiranë.

Mësohet se Gjykata e Krujës e ka dënuar me burg përjetë shtetasin Voci, për vrasjen e një polici.

Ngjarja për të cilën është dënuar maksimalisht Voci ka ndodhur në vitin 1997 në Tapizë.

Top Channel