Gjermania, toka e premtuar e emigrantëve

20/02/2015 00:00

Gjermania është toka e re e premtuar e emigrantëve, sidomos atyre nga
Europa Lindore. Enti Federal i Statistikave në Visbaden regjistroi në
gjysmën e parë të 2014-tës një plus prej 112.000 të ardhurish apo 20% më
shume se e njejta periudhe e vitit paraardhes.

Me emigrantë, thote ‘Deutsche Welle’, ky ent nënkupton të gjithë personat, që kanë udhetuar drejt Gjermanise e jane regjistruar atje, perfshire azilkërkuesit. Por pothuajse me te njejtin ritem jane rritur edhe largimet. Gjithmone duke iu referuar pjeses se pare te vitit qe shkoi, nga ekonomia me e fuqishme e Europes llogaritet te jene debuar 427.000 vete, nje shtim ky ne masen 22%.

Pjesa derrmuese e emigranteve qe kane vershuar ne Gjermani jane me se shumti nga Europa Lindore. Vendin e pare te atyre qe kerkojne nje jete me te mire ne kete vend e zene rumunet, te pasuar nga polaket e pas tyre bullgaret.

Në rastin e Rumanisë dhe të Bullgarisë ekspertët konstatojnë si arsye të këij fenomeni hyrjen e plote në fuqi të rregullit për lëvizjen e lirë të punëtorëve brenda BE-së. Ndër shtetet jo-europiane, numrin me te madh te te refugjateve e mban Siria e gjunjezuar prej luftes se zgjatur civile, ndersa ne pergjithesi vihet re edhe nje shtim i te ardhurve nga Afrika dhe nga Azia.

Fluksi i te mberriturve vazhdon te shtohet edhe pse ne 2014-ten, numri i personave te debuar nga Gjermania pasi nuk iu njoh e drejta e azilit, ka qene me i larti ne 8 vjet.

Top Channel