Vlorë, përfundon operacioni në lagjen “Kushtrimi”
19/02/2015 00:00
Operacioni për prishjen e ndërtimeve në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës ka përfunduar. IKMT bën të ditur se gjatë operacionit në mbështetje të projektit Trans-Ballkanik janë shembur 97 objekte.
Banesat të cilat ishin në listë për t’u prishur janë zbrazur nga vetë pronarët dhe mjetet e INUK-ut kanë punuar pa ndonjë kundërshtim nga banorët.
Edhe pse operacioni i prishjes së ndërtimeve u parapri nga disa protesta, çdo gjë u qetësua pasi vetë banorët u ndërgjegjësuan për rëndësinë e zgjerimit të rrugës.
Nesër do të nisë operacioni në lagjen “24 Maji”.
Top Channel