Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Shqiptarët gjatë një viti do të duhet të përballen me përmbytje, por edhe me temperatura tepër të larta gjatë verës.
Merita Meksi, koordinatore e projektit GIZ, tha: “Mund të kemi më shumë përmbytje, pavarësisht se reshjet do të jenë më të pakta. Ndërkohë, do të kemi ndikim edhe në sektorin e energjitikës pasi më pak reshje do të thotë më pak energji hidrike. Do të ketë edhe rritje temperature në verë, sidomos në Tiranë. Rritja pritet të jetë 4-5 gradë më tepër.”
Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave arritën të parashikojnë disa ditë para përmbytjet që do të përfshinin zonën e Vjosës. Klodian Zaimi shprehet: “Përmbytja është parashikuar 4 ditë përpara dhe ka njoftuar dikasteret përkatëse.”
Zonja Meksi shtoi se “në rastin e Vjosës, paralajmërimi nuk u mor shumë parasysh. Nuk do të kishte kurrsesi kaq shumë pasoja financiare nëse do të merrej parasysh paralajmërimi i institutit tonë.”
Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me qeverinë federale gjermane po punon për hartimin e planit kombëtar të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Ekpertët kërkojnë që çdo ministri të marrë në konsideratë këto ndryshime në mënyrë që të merren masat e kërkuara në kohën e duhur.
Laureta Dibra, ekperte e mjedisit, thekson: “Këto kushte ekstreme të motit do të ndikojnë në sektorët kryesorë të ekonomisë dhe çdo investim që bëjmë, duhet të kemi parasysh zhvillimet klimatike.”
Episodet e përmbytjeve, por edhe të thatësirave të zgjatura janë fenomene që do të shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi, ekonomi, turizëm por edhe në sektorin e energjitikës, ndaj kërkohen plane të mirëstudiuara para se të ndërmerren investime.
Top Channel