Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Prej dy javësh, dy komunat më të thella të Dukagjinit, Shalë dhe Shosh, janë të izoluara nga pjesa tjetër e vendit për shkak të dëborës.
Kalimi bëhet i vështirë në zonën e humnerës së Karmës së Kirit dhe Pultit dhe më tej bëhet e pakalueshme në malin e Shoshit.
Kjo është pika ku mjetet që vijne nga Shkodra presin banorët e zonës së izoluar që të mbërrijnë pas një udhëtimi të gjatë në këmbë.
Ata vijnë nga fshatrat e Shalës dhe të Shoshit duke ecur me orë të tëra në këmbë për të gjetur mjetet të cilat i zbresin në Shkodër.
Përveç shqetësimit për rrugën, banorët thonë se izolimi u ka krijuar vështirësi të mëdha për ushqime dhe ilaçe. Janë 15 fshatra me rreth 2 mijë banorë në këto dy komuna që kanë mbetur tërësisht të bllokuar.
Komunat e izoluara kanë dy rrugë nacionale, njëra është rruga e malit të Shoshit dhe tjetra nga Thethi në Qafën e Thores. Të dy këto akse aktualisht janë të pakalueshme nga bora e cila arrin në disa vende mbi një metër.
Top Channel