Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Cirku Kombëtar nuk do jetë më. Pas disa seancash gjyqësore, pronari që
ka blerë truallin ka fituar të drejtën për të zhvendosur çadrën e cirkut
në Tiranë.
Madje, Zyra e Përmbarimit pritej të ekzekutonte vendimin për çmontimin e saj dhe për këtë ishin njoftuar dhe drejtuesit e cirkut, të cilët e konsiderojnë të padrejtë një vendim të tillë.
“Zoti Astrit Veliaj i ka fituar gjithë shkallët e gjyqësorit. Realisht i bie që të lirosh këto 409 metra katrorë, duke ulet çadra e cirkut, sepse është pjesë e truallit ku ngrihet kjo arenë prej 1500 metrash katrorë. Çdo veprim që ka lidhje me uljen, ngritjen, lëvizjen, transportit e kësaj çadre është automatikisht veprim që mund të urdhërohet nga Ministria e Kulturës ose nga Kryeministri i Shqipërisë.Kjo punë mund të ndodhë. Unë, menjëherë vura në dijeni Ministrinë e Kulturës me anë të shkresave për çfarë ka ndodhur. Kërkova mbrojtje ligjore, juridike nëpërmjet Zyrës Juridike të Ministrisë”, thotë drejtori i Cirkut, Kujtim Dumi.
Vendimi për çmontimin e çadrës eshte shtyre për një ditë tjetër thonë drejtuesit e cirkut. Por nderkohe ka reaguar edhe Sindikata e Artistëve, e cila i kerkon Ministrise se Kultures te pengoje ekzekutimin e ketij vendimi dhe te mos lejpohet as sot dhe as ne ditet ne vijim.
“Zyra e Përmbarimit nuk erdhi sot, por mund të vijë pas disa ditësh. Ky është problem madhor për ne. Këtu është vendi i punës së artistëve. Duke e spostuar këtë çadër, duke ndërhyrë pronari, kuptohet që rrezikohet vendi i punës së artistëve”, thotë Reshat Ibrahimi, kryetar i Sindikatës së Artistëve.
Drejtues te Cirkut Kombetar dhe te Sindikates i kerkojne Qeverise qe pronari qe ka blere truallin te kompensohet diku tjeter dhe cirku i Tiranes te vijoje aktivitetin ne kete çader, ne kete territor ku eshte ngritur prej vitesh.
Top Channel