Monitorimi i armëpushimit në Ukrainë, vëzhguesit e OSBE nuk lejohen të futen në Debaltsevë

16/02/2015 00:00

Vëzhguesit e OSBE-se po përpiqen sërish të mbërrijnë në qytetin e
rrethuar ukrainas të Debaltsevës, ku luftimet vazhdojnë pavarësisht
marrëveshjes së armëpushimit.

Perfaqesuesve te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe iu ndalua hyrja ne Debaltseve nga rebelet pro-ruse te dielen. Ne arsyetimin e separatisteve, qytetin e kane rrethuar ata, ndaj e konsiderojne te vetin.Në pjese te tjera te lindjes se Ukraines, pushimzjarri, pergjithesisht, eshte respektuar.

Situata ndryshon vetem ne Debaltseve, nje nyje e rendesishme transporti, e cila eshte bere keto javet e fundit skena perplasjesh te ashpra. Intensiteti i luftimeve eshte me i ulet se perpara armepushimit, por bombardimet raportohen te kene vazhduar pergjate gjithe dites se diel.

“Sigurisht qe mund te hapim zjarr ne Debaltseve. Eshte territori yne. Cfare eshte e jona, mbetet e jona. Por pergjate vijes se konfrontimit, aty nuk ka pasur te shtena”, thotë Eduard Basurin, komandant rebel.

Nje zedhenes i ushtrise ukrainase i tha AFP-se se qe prej hyrjes ne fuqi te armepushimit, trupat e Kievit jane gjendur 60 here ne shenjestren e zjarrit armik.

Mbremjen e se dieles, vezhguesit e OSBE-se sqaruan se pushimzjarri mbajti pergjate 18 oreve te para, por me disa perjashtime sidomos ne Debaltseve, Raihorodka dhe Luhansk, e pikerisht per te pare nga afer zonat ku raportohen shkeljet, misioni monitorues eshte i vendosur te kerkoje qasje me te madhe.

Secila nga palet ne konflikt akuzon kundershtarin per mosrespektimin e pushimzjarrit ne zonat ne fjale.

Top Channel