Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Policia ka arrestuar dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë
bashkëpunuar me grabitësit e filialit të një banke në kryeqytet javën e
shkuar.
Në pranga kanë përfunduar Qirjako Taçe, shef i sigurisë së bankës dhe Robert Fetahu, shoqëruesi i vlerave monetare, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Pak ditë më parë, policia arrestoi edhe 6 persona të tjerë, shoqërues të mjetit të blinduar të bankës.
Mesditën e 13 shkurtit, tre persona të armatosur në hyrjen e pasme të një filiali banke prane Stacionit të Trenit në Tirane, grabitën automjetin qe duhet te fuste nje shume lekesh ne banke.
Automjeti i bankes u gjet i braktisur ne dalje te kryeqytetit, ndersa sasia e parave dyshohet te jete rreth 10 milione leke.
Top Channel