Protesta kundër ndërtimit pranë digës së Liqenit në Tiranë

15/02/2015 00:00

Një grup aktivistësh dhe qytetarësh kanë kërkuar ndaljen e menjëhershme të punimeve në një zonë fare pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Protestuesit kanë theksuar se ndërtimi i këtij objekti do të rrezikonte Digën e Tiranës, pasi sipas një vendimi të mëparshëm, çdo objekt duhet të ndërtohet të paktën 10 metra larg digës.

“Tirana nuk ka më nevojë për pallate! Duam parqe! Në vend që këtu të ndërtohet një park tjetër, e t’i shtohet Liqenit të Tiranës, këtu na gënjejnë me hapësira gjoja publike prej 17 katesh”, thotë njëri prej aktivistëve.

“Në asnjë vend tjetër të botës nuk mundet të ndërtohet nën aureolën e një dige”, tha ambientalisti, Sazan Guri.

Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave të tyre. Ambientalistët kanë sqaruar se ata janë të gatshëm të ripyllëzojnë këtë sipërfaqe dhe shumë të tjera, për të shtuar ambientet e gjelbërta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA