Rama: Nishani po e ridënon Zhitin, Vatikani nuk e ka kundërshtuar

14/02/2015 00:00

Me fare pak fjalë,Edi Rama renditi 6 cilësi që e bëjnë Visar Zhitin një përfaqësues dinjitoz të shtetit shqiptar në Vatikan.

Deri tani, Kryeministri kishte heshtur per kete çeshtje me ndjeshmeri publike dhe nuk u ishte pergjigjur deklaratave te presidentit per kundershtimin e kandidatures se Visar Zhitit per ambasador ne Vatikan. Por, Kryeministri ka vendosur te thyeje heshtjen dhe te cilesoje kundershtimin e presidentit si “ridenimin e Visar Zhitit”, poetit te burgosur te diktatures dhe siç e quan Edi Rama, një shqiptari te rrallë me kontribute për kulturën.

Kryeministri nuk e merr fare ne konsiderate argumentin e pare te Presidentit, sipas te cilit Qeveria duhet te konsultohet me pare me kreun e shtetit per propozimin e ambasadoreve. Ajo qe mori ne konsiderate Kryeministri ishte nje thenie e presidentit, i cili pak dite me pare, shfaqi si shqetesim se permendja nga ana e Visar Zhitit per inkuizicionin e kishes, mund te krijonte keqkuptim mes Shqiperise dhe Vatikanit.

Por nga reagimi i Kryeministrit Rama kuptohet e kunderta e qendrimit te Selise se Shenjte, qe, ne fakt, i ka njohur me kohe vetes gabimet historike te inkuizicionit.  Pasi permend mbeshtetjen pa rezerva qe Komisioni i Jashtem i dha Visar Zhitit, Edi Rama pergenjeshtroi çdo hamendesim qe perfshinte Vatikanin ne kundershtimin e kandidatures se Visar Zhitit.

Nunci apostolik ne Tirane, thene ndryshe ambasadori i Vatikanit ne Shqiperi i ka shprehur Qeverise mikpritjen me te ngrohte per propozimin dhe me fjalet me te mira per kandidaturen.

Permendjen e Kishes si inkuizitore nga e Visar Zhitit, poetit qe frymezohet nga Nene Tereza dhe poetizoi lutjet e Nene Terezes, Kryeministri Edi Rama e quan krejt te pafajshem dhe “qe njesoj si poezite e pafajshme dikur-shkruan ai- rifabrikohet si arsye e lartë shtetërore për të ndëshkuar Visar Zhitin. Ky eshte rasti qe Edi Rama te shkele premtimin e tij per te mos komentuar publikisht kundershtite me Bujar Nishanin, te thyeje heshtjen dhe ta akuzoje presidentin se po ridenon Visar Zhitin, nje ridenim qe Edi Rama thote se eshte me i lehte se i pari.

“Sepse poeti nuk do të kyçet në burg; djali nuk do të shkëputet për së gjalli nga nëna; bashkëshorti nuk do të ndahet me përdhunë nga gruaja”-shkruan miku i vjeter i Visar Zhitit te cilit i çonte dikur ne internim libra te ndaluar. “E megjithatë-shkruan kryeministri i sotem- ky ridënim është fatkeqësisht më i hidhur se dënimi i parë. “Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të ridënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike”.

Top Channel