Xavi: Nuk jam më i ri
13/02/2015 00:00
Xavi Hernandez ka deklaruar për ‘Catalunya Radio’ se nuk është më i ri dhe se është i kënaqur që vendosi të qëndronte te Barcelona, pavarësisht se e ka humbur vendin e titullarit të padiskutueshëm nën drejtimin e Luis Enrique.
“Kam mbushur 35 vjeç dhe nuk kam formën e mëparshme. Gjithsesi, siç kam thënë gjithmonë, jam i lumtur dhe mendoj se kam bërë mirë që qëndrova te Barcelona. Më shkoi në mendje të largohesha, por tani ndihem shumë mirë me rolin e ri që kam në ekip. Kështu më kanë brumosur te Barça”, tha mesfushori spanjoll.
Pas dështimit në Kupën e Botës të vitit të kaluar, Xavi u tërhoq nga kombëtarja e Spanjës, me të cilën ka fituar Botërorin e vitit 2010 dhe Europianin e vitit 2008 dhe 2012.
Top Channel