Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi në vitin 2027 Pas tetë orësh debat, trupi gjykues në Itali vendosi mbi dënimet dhe dëmshpërblimet lidhur me mbytjen e anijes “Costa Concordia” më 13 janar të vitit 2012, në ishullin e Xhilios, në Toskanë.
Komandanti Francesco Schettino u dënua me 16 vjet heqje lirie, por nuk do të nisë të vuajë dënimin në burg derisa të përfundojnë të gjitha shkallët e gjykimit.
Akuzat kundër tij, braktisje e anijes, vrasje e shumëfishtë dhe dëmtime të rënda të personave, u konfirmuan nga Gjykata e Grosetos, e cila megjithatë hodhi poshtë nevojën e arrestimit të tij me argumentin se nuk ka rrezik arratisjeje, ndërsa i ndaloi ushtrimin e profesionit për 5 vjet.
Prokuroria pati kërkuar 26 vjet dënim për komandantin, që me një manovër të gabuar çoi në mbytjen e anijes 114-mijë tonëshe dhe vdekjen e 32 personave.
Në vendimin e gjykatës, i ndjekur me interes të madh, përfshihen edhe 1.5 milion euro për Ministrinë e Mjedisit, 1 milion euro për Kryeministrinë, 500 mijë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe për strukturat e mbrojtjes civile.
Shteti përballoi shpenzime të madha si për operacionet e shpëtimit, ashtu edhe për heqjen e anijes së mbytur nga vendi i ngjarjes. Komunës së ishullit të Xhilios iu njoh një dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh, shumë më pak se 20 milionët e kërkuara.
Top Channel