Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Komunitetet fetare të Elbasanit janë bashkuar në një deklaratë drejtuar kryeministrit të vendit dhe kryetarit të Parlamentit në lidhje me vendimin e gjykatës për shembjen e kishës katolike Shën Piu X.
Komunitetet fetare e kanë cilësuar një rast të rëndë vendimin e gjykatës dhe një preçedent po kaq të rëndë për të gjithë objektet e kultit. Komunitetet fetare pretendojnë se vendimi i gjykatës ka të bëjë me pushtetin që zotëron familja Karaosmani.
“Rasti i famullisë Shën Piu X, që tejkalon kompetencat e një famullie të klerit katolik, është preçedent për të gjitha objektet e tjera të kultit në qytetin tonë. Ky rast cënon rëndë ushtrimin e besimit, imazhin e Shqipërisë për shkak të një të kaluare represive ndaj klerit, si dhe dhunon të drejtën themelore të ushtrimit të besimit. Më 5 shkurt 2015, Gjykata e Lartë vendosi lirimin e truallit nga Kisha Katolike, edhe pse ajo është pronare legjitime prej 23 vitesh. Ankesa jonë nuk ka të bëjë me mosnjohjen e vendimit të gjykatave, por duke parë sesi funksionon ligji në Shqipëri dhe duke qenë se familja që kërkon truallin është e veshur me pushtet, ne kemi dyshimin se ky është një vendim i ndikuar, jo i drejtë dhe jo transparent”, deklaroi Arben Ramkja, përfaqësues i Myftinisë së Elbasanit.
Më tej komunitetet fetare kanë paralajmëruar kryeministrin se do të informojnë tërë instiucionet klerikale në botë për të parandaluar njëherë e përgjithmonë, siç thanë ata, cënimin e objekteve të kultit në Shqipëri dhe luajtjen e herë pas hershme me ndjenat e besimtarëve.
Top Channel