Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, ku nuk kanë munguar as ato të dëborës, Autoriteti Rrugor në vend ka raportuar të martën mbi gjendjen e akseve rrugore kryesore në vend.
Sipas një komunikate për shtyp, akset Tiranë-Antenë Dajt dhe Tiranë-Priskë mund të kalohen vetëm me zinxhirë dhe po ashtu akset Priskë-Qafë Mollë dhe Qafë Mollë-Bizë.
Në Elbasan, aksi Librazhd-Lunik është i hapur dhe kalohet normalisht, ndërsa akset e tjera të këtij qarku, Lunik-Fushë Studë dhe Fushë Studë-Steblevë, janë respektivisht i kalueshëm me zinxhirë dhe i bllokuar nga dëbora.
I bllokuar rezulton edhe segmenti Cërrik-Banjë-Gramsh për shkak të daljes nga shtrati të lumit Devoll, ndërsa Elbasan-Gjinar është i ndërprerë.
Në pjesën Ura e Pilzës-Çorovodë ka rënie gurësh, ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në pjesën Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë.
Top Channel