Shpërthimet, Tahiri takon Llallën e Ajazin

10/02/2015 00:00

Shpërthimet që tronditën Tiranën orët e para të mëngjesit të kësaj të
marte, kanë bërë që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të thërrasë në
një takim urgjent kryetarin e SHISH dhe Kryeprokurorin.

Takimi mes Tahirit, Visho Ajazit dhe Adriatik Llallës që po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ka si qëllim, bashkërendimin e veprimeve pas ngjarjeve të dhunshme.

Mes tre objekteve që shpërthyen këtë mëngjes, ishte edhe farmacia në pronësi të babait të ministrit Tahiri.

Top Channel