Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Një prej familjeve që nuk pranoi të ikë nga zona ku jeton dhe punon në zonën e përmbytjes është edhe ajo e Artan Fejzullahut.
Ai ndodhet në zonën e pyllit të Bishtit të Mbretit, në një sipërfaqe toke prej 500 metrash katrorë me 350 dele, 35 lopë dhe 15 viça.
Rezervat ushqimore i kanë përfunduar dhe Emergjencat Civile reaguan duke përgatitur ndihmat. Tre kamionë dërguan ngarkesat në zonën ku më pas do të bëhet transporti me anë të gomoneve.
“Falenderoj kryetarin e komunës dhe të gjithë njerëzit që më kanë ndihmuar”, tha Artan Fejzullahu.
Ndërsa Shemsi Prençi, drejtor i Emergjencave Civile, u shpreh: “Të gjithë personat që kanë pasur nevojë janë pajisur me ushqimet që i duheshin. Tani do të shkojmë me motobarka në vendet ku janë bagëtitë e izoluara nga uji.
Mëngjesin e së hënës, dy mjete lundruese të ushtrisë dhe 10 ushtarë bënë transportin e ushqimeve për bagëtitë.
Top Channel