Braçe i përgjigjet Doris Pack: Basha i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria

09/02/2015 00:00

Reagimi i parë kundër deklaratës së bërë nga Doris Pack në krah të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Bruksel, ka mbërritur nga deputeti socialist, Erjon Braçe.

Eurodeputetja gjermane foli për deputetë e zyrtarë të inkriminuar. Në përgjigje të kësaj, Braçe i thotë se njëri prej personave zyrtarisht nën hetim është pikërisht Lulzim Basha.

“Meqë fole për pushtetarë të akuzuar, ndoshta edhe të dënuar, por ndoshta edhe jo të dënuar, por kriminelë me Ramën, më lejo të të them: Çuni të cilit i dole për zot sot, tamam ai Lulzimi i krehur e vajisur,  është i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Republikës. I pagjykuar për shkak se ishte me raport mjekësor deri ditën që rimori imunitetin, por me siguri keqbërës dhe me çështje të pambyllur! E dinë të gjithë këtë, përveç teje!”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA