Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, priti në një
takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald LU, i cili
shoqërohej nga Drejtori i Programit ICITAP Steve Bennett.
Didi, ka vlerësuar bashkëpunimin ndërvite me SH.B.A, si dhe për mbështetjen e dhënë në disa fusha, atë të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, të rendit e Sigurisë Publike, atë të Sigurisë rrugore , si dhe të ristrukturimit dhe organizimit të Strukturave të Antiterrorit.
Gjithashtu ai ka theksouar se Departamenti Amerikan i Shtetit gjatë dy viteteve të fundit ka organizuar një numër të madh trajnimesh të oficerëve të Policisë së Shtetit në fushën e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda , si dhe është një donator dhe mbështetës i rëndësishëm i Policisë së Shtetit. Nga ana e tij ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, ka vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit si dhe ka premtuar mbështetje në mëtejshme për Policinë Shqiptare.
Top Channel