Nisin shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës
08/02/2015 00:00
Kanë nisur shkarkimet e ujit edhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Mësohet se aktualisht po shkarkohet me një kapacitet prej 400 metër kub ujë në sekondë.
Sipas autoriteteve përkatëse, shkarkimi është i kontrolluar dhe nuk ka asnjë shenjë të përmbytjes në fushën e Nënshkodrës.
Ky shkarkim vjen pas prurjeve të shumta të ardhura nga reshjet, në mënyrë për të krijuar një rezervë në ujëmbledhësin e Vaut të Dejës.
Ndërkohë, nga Fierza, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri siguroi qytetarët, se situata në kaskadën e Drinit është nën kontroll dhe se nuk ka asnjë rrezik për përmbytje të zonës së Shkodrës, si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit.
Top Channel