Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës

08/02/2015 00:00

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Selim Belortaja ka dhënë dorëheqjen. Këtë akt Belortaja e ka argumentuar me arsye personale, ndërkohë që burime nga dega lokale e LSI-së bëjnë të ditur se ai do të emërohet në një tjetër post dhe pikërisht në atë të zv.ministrit.

Vetë Belortaja ka bërë të ditur se largohet nga drejtimi ekzekutiv i portit më të madh të vendit për shkak të ngarkesës së madhe fizike, me të cilën u përball në këtë detyrë. Ai ka saktësuar se aktualisht nuk ka asnjë emërim zyrtar të tij në një detyrë tjetër.

Në Durrës, dorëheqja e Belortasë lidhet më shumë me presione politike dhe ekonomike që e kanë cuar drejt tërheqjes. Në ditët e ardhshme pritet të hidhet më shumë dritë mbi dorëheqjen e Selim Belortasë nga detyra, në të cilën u emërua në tetor të vitit 2013.

Top Channel