Zhulati në Gjirokastër i izoluar prej 6 ditësh
07/02/2015 00:00
Vijon prej 6 ditësh krejt i ndërprerë qarkullimi i automjeteve dhe
banorëve për në fshatin Zhulat të Komunës së Çepos në rrethin e
Gjirokastrës, ndërkohë që është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi në këtë
zonë.
Shkak është bërë amortizimi i tejskajshëm i investimit ende të papërfunduar të segmentit rrugor Ura e Kardhiqit – Fushëbardhë pjesë kjo e projektit të rruges Kardhiq – Delvinë.
Dhera të shumtë kanë bllokuar sipërfaqe të konsisderueshme të kësaj rruge, ndërkohë që në vende të tjera rryma e ujit e ka çarë trupin e rrugës në mes.
Top Channel