Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona në Gjirokastër, sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe 100 steka cigare Autoriteti Portual në Durrës ka dhënë një fond emergjence prej 15 milion lekësh si dhe ka apeluar për të gjithë personelin dhe punëtorët e kësaj ndërmarrjeje që të mbështesin fushatën me ndihma ushqimore apo sende të ndryshme të nevojshme për familjet e përmbytura.
“Me këtë situatë të sotme, kur mijëra bashkëqytetarë, familje, motra, vëllezër janë në kushte vështirësie ekstreme si rezultat i përmbytjeve prej motit të jashtëzakonshëm të javës së fundit, ne në asnjë mënyrë nuk mund të qendrojmë indiferentë. Në këto kushte ka lindur në Portin e Durrësit nisma e solidartetit me të gjithë qytetarët që kanë nevojë për dorën e ndihmës, mbi të gjithë ngrohtësinë njerëzore”, deklaroi Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual të Durrësit, Selim Belortaja.
Gjatë takimit të organizuar në port për ndërgjegjësimin e sa më shumë njerëzve u deklarua që kësaj nisme do t’i bashkohen edhe kontributet personale të punonjësve të administratës portuale, si dhe përfaqësues të kontraktuesve portualë, konçesionarëve dhe agjencive të ndryshme.
Top Channel